Vaksinën antigrip nuk po e marrin vetëm grupet e riskuara, por sipas mjekëve këtë vit një interes të lartë kanë shfaqur edhe të rinjtë e qytetarët e shëndetshëm. Mjekja Rovena Daja, pranë Institutit të Shëndetit Publik thotë se deri më tani në të gjithë vendin janë aplikuar më shumë se 75% e dozave nga 280 mijë që janë në total.
Gjatë vitit 2024 dhe 2025 kanë ardhur 280 mijë doza, mbi 200 mijë të aplikuar, pra mbi 75% e dozave. Ky sezon ka filluar që në muajin tetor. Të parët që e marrin janë ekipi mjekësor, ndërkohë edhe të gjithë grupmoshat mbi 65 vjeç grup risku, edhe fëmijët 6 muaj deri në 12 vjeç. Por kemi edhe njerëz të shëndetshëm, që kanë aplikuar dhe e kërkojn këtë. Ka edhe vajza e djem të rinjë te 30 vjeçe që vijn për të aplikuar vaksinën, që e kanë pasur edhe më herët të aplikuar.
Vaksina e gripit efektshmërinë e ka për 6 muaj pas aplikimi të saj.
Mjekja Daja në një intervistë për ABC News tregon se aplikimi i saj redukton rrezikun për gjendje të rëndë shëndetësore apo siç mund të jetë edhe humbja e jetës për personat që janë të prekur nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
Vaksina që ka ardhur sivjet është 4 valente, pra që përmban 4 lloje shtamesh të viruseve të gripit. Janë lloje virusesh të aktivizuara, që futen në organizëm dhe bënë që marrja e saj Brenda dy havësh të krijoje imunitet dhe zgjatë për 6 muaj. Nëse bie në kontakt me virusein e gripit A që ne kemi aktualishtë në Shqipëri, ose nuk sëmuret ose e kalon me shenja të lehta. Eviton një kalim të rëndë të gripit, ose shtrimin në spital apo vdekjen, sepse nga virusi i gripit mund të shkosh deri në vdekje nëse ke sëmundje të tjera.
Mjekët rekomandojnë që vaksina e gripit të aplikohet edhe tek mosha pediatrike, si një ndër kategoritë më të prekura nga viruset.
Ndërkohë një fëmijë që nuk ka aplikuar asnjëherë vaksinën e gripit, në momentin që ka aplikuar dozën e parë rekomandohet edhe doza e dytë. Ndërsa kur të vazhdoj vitet e ardhshme vetëm një herë.
Vaksina e gripit aplikohet 1 herë në vit thonë mjekët, e megjithatë, sipas tyre ka edhe përjashtime për pacientët që janë me imunitet të dobët mund ta aplikojnë edhe dy herë në vit, në muajin tetor dhe maj./abcnews.al