Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Interes i shtuar për Paketën e Maleve”/ Rama: Disa bashki kanë progres, kanë plotësuar objektivin

schedule15:09 - 3 Prill, 2026

schedule 15:09 - 3 Prill, 2026

Është rritur interesi për “Paketën e Maleve”, një nismë që synon zhvillimin e zonave malore dhe nxitjen e investimeve, veçanërisht nga emigrantët. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se disa bashki kanë shënuar progres të konsiderueshëm, duke përmbushur edhe objektivat bazë të projekteve dhe duke kaluar në fazën e aplikimit për leje.

Sipas tij, në disa raste vihet re një angazhim konkret financiar, ku vetëm në një bashki investimet nga emigrantët arrijnë deri në 15 milionë euro, çka tregon se iniciativa ka filluar të japë sinjale pozitive në terren, megjithëse jo të gjitha bashkitë po ecin me të njëjtin ritëm.

“Disa bashki jo vetëm që kanë bërë progres me procedurat, por tashmë kanë plotësuar edhe objektivin bazë të projekteve për të shkuar te procesi i marrjes së lejeve. Te një bashki janë 15 milionë euro nga Paketa e Maleve, të personave që janë në emigracion dhe që e kanë marrë mesazhin”, tha Rama.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!