Inter nxjerr Gosens në shitje, “zikaltërit” kërkojnë brazilianin e “rivalëve” si zëvendësues

schedule08:36 - 21 Qershor, 2023

schedule 08:36 - 21 Qershor, 2023

I transferuar për shifrën e 27.4 milionë eurove nga “bergamaskët” e Atalanta drejt “zikaltërve” të Inter, vetëm 1 vit e gjysmë më parë, anësori gjerman Robin Gosens, duket se këtë merkato vere do të shohë një rikthmin në vendlindjen e tij.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, tashmë gjithçka është vendosur dhe Gosens është në pritje të largimit të tij, ku më konkretish, Union Berlin e Wolfsburg nga Bundesliga, si dhe një ekip i Premier League janë të interesuar për 28-vjeçarin.

Largimi i tij duket të jetë i afërt, me bordin “zikaltër” që ka gjetur dhe zëvendësuesin e Gosens, i cili do të jetë një tjetër lojtar nga Serie A e më konkresisht anësori brazilian i mbrojtjes, së Monza, Carlos Augusto, i cili ka shkëlqyer këtë sezon dhe shihet si lojtari perfekt për rotacion, në një pozicion të fushës, ku kryesori padyshim që është Federico Dimarco. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!