Inter nuk mjaftohet me Asllanin, zikaltrit interesohen edhe për një tjetër shqiptar

schedule12:42 - 29 Qershor, 2022

schedule 12:42 - 29 Qershor, 2022

Faza e dytë e merkatos së Interit, për sa i përket blerjeve, do të ketë të bëjë kryesisht me repartin e mbrojtjes me dy ose tre përforcime të reja.

Ndërkohë, teksa pret të kuptojë të ardhmen e Skriniar në aksin Milano-Paris dhe pret të reja për De Vrij, Interi është duke kryesuar konkurrencën për Gleison Bremer dhe ka synuar gjithashtu Nikola Milenkovic.

Sipas “TuttoSport”, orët e fundit është bërë aktual edhe emri i Marash Kumbullës, mbrojtësit të kombëtares sonë shqiptare dhe të Romës.

Kumbulla nuk është titullar për Mourinhon, por tekniku portugez gjithashtu nuk dëshiron ta shesë. Kumbulla mund të jetë titullar tek Interi vetëm nëse largohen Skriniar dhe De Vrij njëkohësisht./ h.ll/abcnews.al