Inter ka gati ofertën për Lukaku, takim zyrtar me Chelsea këtë javë

schedule09:02 - 3 Korrik, 2023

schedule 09:02 - 3 Korrik, 2023

Oferta e Interit është gati në tavolinë për Romelu Lukaku dhe do të zyrtarizohet këtë javë.

Zikaltërit, të cilët kthehen në punë më 13 korrik për sezonin e ardhshëm, mezi presin dhe dëshirojnë të zgjidhin sa më shpejt çështjen e sulmuesit belg, i cili tashmë është lojtar i Chelsea pasi i përfundoi huazimi në Milano.

Inter ka gati ofertën një marrëveshje huazimi prej 5 milionë euro për një sezon dhe të drejtën e blerjes për 30 milionë euro maksimumi. Chelsea është duke menduar shitjen përfundimtare të belgut, por fillimisht ka kërkuar 40 milionë euro për kartonin e tij.

Këtë javë pritet të dorëzohet oferta zyrtare e Interit dhe së shpejti do të ketë të reja në lidhje me këtë tentativë.

Lukaku e ka shprehur publikisht disa herë që dëshiron vetëm Interin, madje ai refuzoi edhe milionat nga Arabia Saudite./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!