Në rast se interi nuk arrin të gjejë marrëveshje me Skriniar për rinovimin e kontratës, zikaltërit tashmë kanë parasysh tre emra të mundshëm nga të cilët mund të zgjedhin zëvendësuesin.
I pari dhe më i vështirë për t’u arritur është Kalidou Koulibaly, i cili nuk është integruar plotësisht me blutë. Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera, kështu si hipotezë nuk mund të përjashtohet.
Smalling është gjithashtu shumë popullor si mundësi, me kontratën e tij që i skadon dhe me një opsion që nuk mund të aktivizohej, duke detyruar kështu kryeqytetasit ta lënë të lirë.
Së fundmi Kiwior, një protagonist i ri në Kupën e Botës me Poloninë që Spezia e vlerëson të paktën 15 milionë euro./ h.ll/abcnews.al