Me performancat e tij fantastike me Kombëtaren e Kanadasë gjatë Kupës së Botës dhe me belgët e Club Brugge, anësori i krahut të majtë të fushës, Tajon Buchanan e vuri veten në “lupën” e shumë “gjigandëve” evropianë.
Mirëpo, ditën e sotme sipas mediave belge është bërë me dije se Buchanan është vetëm një hap larg kalimit te “zikaltërit” e Inter, me klubet që thuhet se kanë ranë dakord mes tyre për shumën e 15 milionë eurove.
Kanadezi ka qenë një dëshirë e vjetër e Marottas, me “zikaltërit” që gjatë gjithë kohës kanë patur konkurrencë dhe nga Atletico Madrid, por sipas raportimeve belge, “beteja” ka përfunduar dhe gjithçka pritet është hapja e merkatos së verës për të finalizuar transferimin e kanadezit. /i.m /abcnews.al