Intensifikimi i masave për hetimin e krimeve zgjedhore, Kim: SHBA mbështet thirrjen e Çelës

schedule17:42 - 29 Prill, 2021

schedule 17:42 - 29 Prill, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas thirrjes së Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela lidhur me krimet zgjedhore. Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se SHBA-të e mbështesin thirrjen e prokurorit Çela për të intensifikuar hetimin për këto raste.

Reforma në drejtësi, vijon Kim, kërkon që prokurorët të vazhdojnë punën e tyre të pavarur dhe me integritet.

“Asnjë nuk është sipër ligjit,” shkruan ambasadorja Yuri Kim.

POSTIMI

Prokurori i Përgjithshëm Çela u dërgoi sot një shkresë prokurorëve të prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm për të intensifikuar masat administrative dhe procedurale për hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale në fushën e zgjedhjeve. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!