TIRANË– Kryeministri Edi Rama, u shpreh se Inteligjenca Artificiale do të përfshihet edhe në Punët e Brendshme.
Ai paralajmëroi rritje të sigurisë në rrugë.
Gjatë prezantimit të ministres Koçiu, Rama u shpreh se ministrja e Brendshme, duhet të udhëheqë si gjithë ministrat e tjerë përshkallëzimin e revolucionit digjital.
“Ministrja duhet të udhëheqë si gjithë ministrat e tjerë përshkallëzimin e revolucionit digjital dhe futjen e inteligjencës artificiale edhe këtu në administratën e punëve të brendshme. Nuk e kam fjalën për të krijuar një “Diell” polic këtu po për të future AI në mënyrë që të rrisim parametrat e sigurisë në tërësi dhe këto parametra siç do e them në një copëz që kam shkëputur nga programi lidhen me punët e brendshëm. Siguri më e lartë në rrugë, në shkolla, ku do vendosim në dispozicion të drejtorive një sistem regjistrimi në të gjithë ambientin e shkollës, dhe nuk do ketë më histori sa thika ishin dhe kush i ra me shpullë i pari se kjo përshkallëzon te të rriturit. Siguri më e lartë për mbrojtjen e territorit me dronë dhe pastaj siguria në qarkullimin e mallrave”, theksoi ai./abcnews.al

