Drejtori i shërbimit të inteligjencës së jashtme ruse SVR Sergey Naryshkin tha sot se Shtetet e Bashkuara po detyrojnë Ukrainën të zbatojë mobilizimin maksimal dhe të rekrutojë gratë, të miturit dhe të moshuarit.
“Perëndimi po i kërkon regjimit të presidentit ukrainas Zelensky të injorojë humbjet dhe t’i demonstrojë komunitetit botëror pamundësinë e një fitoreje ruse në konfliktin ukrainas.
Në veçanti, të dhënat e marra nga SVR tregojnë se SHBA po drejton Ukrainën, drejt mobilizimit maksimal, për të kompensuar humbjet e rënda në ushtrinë ukrainase gjatë kundërsulmimeve të pasuksesshme”, tha Naryshkin.
Ai shtoi se amerikanët dhe britanikët i kanë rekomanduar udhëheqjes ushtarako-politike të Ukrainës që të rekrutojë personat e moshës 17 deri në 70 vjeç.
/abcnews.al