Agjencia kineze e sigurisë beson se takimi i mundshëm i presidentit Xi Jinping me homologun e tij amerikan Joseph Biden në San Francisko varet nga fakti nëse SHBA tregon “sinqeritet të mjaftueshëm”.
“SHBA duhet të tregojë sinqeritet në mënyrë që të zhvillohet ky takim,” tha Ministria e Sigurisë së Shtetit në rrjetin social ËeChat, duke aluduar në takimin e fundit midis Biden dhe Xi në margjinat e samitit të G20 në Bali.
Sipas Reuters, nuk është e qartë nëse ministria, e cila është agjencia kryesore e inteligjencës së Kinës, është në dijeni të planeve apo ka ndikim mbi diskutimet e angazhimeve diplomatike të presidentit Xi.
/abcnews.al