Inteligjenca britanike: Rusia kërkon të kufizojë aksesin e ukrainasve në lajme dhe informacione

schedule09:37 - 7 Mars, 2022

schedule 09:37 - 7 Mars, 2022

Rusia kërkon të kufizojë aksesin e Ukrainës në lajmet dhe informacionet e besueshme, sipas një njoftimi të inteligjencës britanike, shkruan CNN

“Rusia ndoshta po synon të reduktojë aksesin e qytetarëve ukrainas në lajme dhe informacione të besueshme”, tha ministria në një deklaratë të postuar në TWitter.

“Rusia goditi me raketa një kullë televizive në Kharkiv, duke pezulluar transmetimin. Kjo pason një goditje të ngjashme në një kullë televizive në Kiev më 1 mars 2022”, sipas një deklatatë të ministrisë.

“Linjat e internetit ka gjithashtu shumë të ngjarë të ndërpriten si rezultat i dëmit kolateral nga sulmet ruse.

Gjatë javës së kaluar, janë raportuar ndërprerje të internetit në Mariupol, Sumy, Kiev dhe Kharkiv.”

Javën e kaluar, Rusia miratoi një ligj që dënon personat që publikojnë lajme të rreme, duke censuruar më tej shtypin rus dhe duke kufizuar zërat kundërshtues.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!