Inteligjenca britanike në përditësimet e saj të fundit ka bërë me dije se Rusia ka shumë të ngjarë të jetë gjithnjë e më e varur nga rezervat e saj të dronëve pa pilot.
“Mbrojtja ajrore e fuqishme ukrainase pothuajse me siguri ka kufizuar fluturimet me njerëz përtej vijave të tyre të frontit,” thotë ministria e Mbrojtjes britanike, duke shtuar se dronët me siguri kanë zëvendësuar fluturimet e pilotuara.
Ndërkohë kujtojmë se deri më tani Britania e Madhe ka sanksionuar 65 individë të tjerë me lidhje me pushtimin rus, duke përfshirë së fundmi Kronshtadt një kompani ruse e mbrojtjes që prodhon dronin Orion dhe të tjerë.
Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes thanë të premten se Rusia kishte rritur fluturimet e saj ajrore gjatë javës së kaluar, duke fluturuar rreth 300 në ditë./abcnews.al