Prokurime me “AI”/ Rama: Gjurmimi i transaksioneve, me Inteligjencë Artificiale. Do të vendosen kamera dixhitale për monitorim në rrugë e shkolla

schedule10:56 - 10 Dhjetor, 2024

schedule 10:56 - 10 Dhjetor, 2024

Prokurimet publike duke nisur nga viti i ardhshëm do të realizohen nga inteligjenca artificiale në 90% të procesit.Kryeministri Edi Rama duke folur në konferncën “GOVTECH’ tha se përdorimi i teknologjsë do të shtrihet gjerësisht edhe në shumë sektorë të tjerë të ekonomisë.

Ndërsa një tjetër nismë e qeverisë pritet të jetë dhe analizimi i procesit të fiskalizimit me anë të inteligjencës duke shmangur kontrollet fizike.

Kryeministri Rama tha se brenda pak javëve pritet të nisë një projekt për gjurmimin e mallrave me akcisë ndërsa sfidë për të ardhmen mbetet prodhimi i parave dhe letrave me vlerë në vend.

Për të rritur sigurinë në rrugë dhe në shkolla gjithashtu është parashikuar që të vendosen kamera për monitorimin e territorit.

Ofrimi i shërbimeve me anë të teknologjisë ka ulur ndjeshëm orët e pritjes në sportele ndërsa në e-albania rezultojnë 3.2 milionë përdorues. Në fillimim të vitit të ardhshëm, në këtë platformë do të jetë gati asistenti virtual 3.0 për të lehtësuar më tej shërbimet që do i ofrohen qytetarëve dhe bizneseve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!