Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministren e re të Shëndetësisë Evis Sala.
Evis Sala zëvendëson Albana Koçiun në krye të dikasterit.
Gjatë fjalës së tij Rama tha: “duam të shkojmë me hapjen e një spitali të ri në Fier dhe ndërtimin e një spitali ekselence që të ofrojë dhe shërbime dhe të jetë në gjendje të përballojë kërkesa shumë të larta sidomos gjatë sezonit veror. Po ashtu jemi në diskutime për të lidhur partneritet strategjik me kompanitë më të mirënjohura në shërbim të shëndetësisë…që deri tani ka Mbretëria e Bashkuar. Të gjitha këto do të jenë në fokusin e ministrisë së re. Po ashtu Janë dy shtylla me rëndësi mbi të cilat do të mbështetemi, nga njëra anë krijimi i ekselencave, dhe përparësia e Inteligjencës Artificiale në sistemin tonë shëndetësor”.
/abcnews.al/

