Kreu i qeverisë Edi Rama, duke folur në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri” tha se Inteligjenca Artificiale do të përdoret në shumë shërbime në funksion të shtetit dhe qytetarit. Ai tha se me anë të saj do të ketë një kontroll absolut të territorit dhe legalizimeve. Madje tha se Inteligjenca Artificiale do të integrohet dhe në Rregullat e Qarkullimit Rrugor, ku nuk do të jetë më e nevojshme prania e policëve në rrugë.
“Në një kohë shumë të shpejtë brenda këtij vitit do të jenë funksionale dhe modulet që do të vazhdohen në Shqipëri, do të kemi një hartë të të gjitha prokurimeve publike, ku do të na tregojnë se ku po bëhet një lojë me të ardhurat që i takojnë shtetit. Kontrolli i territorit një aspekt tjetër ku do të përdoret Inteligjenca Artificiale dhe është pikërisht kontrolli dhe legalizimet. Me futjen e Inteligjencës Artificiale në këtë fushë do të kemi një kontroll absolut të territorit.
Pastaj do të fillojë dhe zbatimi i kamerave inteligjente në të gjitha rrugët, shkollat dhe do të grumbullojë material të shumta. Do të largojmë policinë nga rrugët, dhe do të funksionojë si në çdo vend tjetër, pra jo në kërkim të fajtorëve kur nuk janë evidentë, por do të ndërhyjnë kur të jetë e nevojshme. Inteligjenca Artificiale do të përdoret dhe në Rregullat e Qarkullimit Rrugor, në rastet e një shkelje do të fotografohet personi dhe do i dërgohet fotoja me fytyrë teksa është duke shijuar adrenalinën e shpejtësisë tej normave të lejuara, pastaj do i j do i thuhet se ku dhe kur duhet të shkojë për të paguar gjobën”, tha Edi Rama./abcnews.al