Inteligjenca artificiale krijon për herë të parë spikeren virtuale të lajmeve

schedule11:33 - 11 Prill, 2023

schedule 11:33 - 11 Prill, 2023

Në Kuvajt u shfaq premierë spikerja e parë virtuale e lajmeve. “Fedha”, siç është quajtur ajo, është shfaqur të shtunën përmes Tëitter-it në llogarinë e uebsajtit “Kuwait News”, si pjesë e një programi testimi të aplikimit të inteligjencës artificiale.

“Unë jam Fedha, spikerja e parë në Kuvajt që punoj me inteligjencën artificiale në Kuëait Neës. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë pikëpamjet tuaja?’ janë 13 sekondat e para të “karrierës” së spikerit virtual të lajmeve arabishtfolëse. Siç shpjegohet nga zëvendëskryeredaktori i faqes, Abdullah Boftain, kjo është një lëvizje tentative për mundësitë e inteligjencës artificiale.

Hapi tjetër për “Fendha” do të jetë adoptimi i theksit kuvajtian dhe prezantimi i buletineve të lajmeve në internet në llogarinë Kuwait News në Twitter, e cila ka 1.2 milionë ndjekës.

“Fedha”, një emër popullor në botën arabe që do të thotë argjend, është një “grua” me flokë bjonde të tërhequr në një topuz, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë.

Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët të jenë të argjendtë dhe metalikë, kështu që i kombinuam ato të dyja. Flokët bjonde dhe sytë e hapur të prezantueses pasqyrojnë popullsinë e larmishme të vendit të pasur me naftë të Kuvajtit. “Fedha” i përfaqëson të gjithë”, shpjegoi Bovtain.

Kuëait Times është gazeta e parë në gjuhën angleze e Gjirit, e botuar që nga viti 1961, dhe një nga mediat më të njohura në Kuvajt, një vend i renditur në vendin e 158 nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!