“Integrimin në BE nuk e bën dot bufi”/ Rama: Partitë e reja, vendosin familjarët në lista. PS, skuadër fituese

schedule18:12 - 29 Mars, 2025

schedule 18:12 - 29 Mars, 2025

Sipas kryeministrit Edi Rama, PS është forca e vetme që realizon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Nga Kreta, në takimin me diasporën shqiptare, Rama u shpreh se integrimin nuk e bën dot Sali Berisha, teksa shtoi se PS ka skuadër fituese.

“Këtë gjë nuk mund ta bëjë bufi i kënetës. Bufi i kënetës thotë se unë jam i mençur dhe i bukur si Athinaja. Duke iureferuar bufit të vogë, por bufi i vogël nuk kishte lidhje me kënetën. Këto nuk mund t’i bëjnë as shitësit e qilimave. Dalin në diasporë dhe thonë, na jepni votën ne rinisë. Në listat e kandidatëve, kanë babanë, mamanë, xhaxhanë, nuk kanë aq njerëz që t’i vënë nëpër lista. Ne, sot, jam shumë krenar sepse i kemi dhënë të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë, në çdo qark, një skuadër, e cila është skuadra e partisë më të re dhe më të vjetër”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!