Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Integrimi, thembra e Akilit”/ Klosi: Reagimet e ndërkombëtarëve, PS e mbështet reformën në drejtësi

schedule20:55 - 12 Mars, 2026

schedule 20:55 - 12 Mars, 2026

“PS premtoi dhe miratoi drejtësinë e re”, deklaroi Blendi Klosi duke shtuar se sistemi i vjetër i drejtësisë është shkundur njëherë e mirë.

Gjatë intervistës në emisionin “Real Story” në ABC News, Klosi nënvizoi se para se PS të vinte në pushtet, drejtësia nuk ishte kjo që është sot.

“Është bërë shumë mirë që është shkundur sistemi i vjetër i drejtësisë pasi në raport me pushtetin, investigimin publik ishte pothuajse zero. Para se të vinim ne në pushtet, nëse një deputet binte në përgjime të prokurorisë, ishte me detyrë që të ndërpritej përgjimi. Nuk kanë kaluar shekuj nga 21 janari, ‘ne të tre mund të ishim pjesë e historisë tani’, pra sot raporti ka ndryshuar. Raporti me drejtësinë ka ndryshuar”, tha Klosi.



Më tej ai shtoi se gjyqtari nuk pezullon një funksion publik.

“Një deputet hetohet , qoftë ministër hetohet, por në rastin konkret nuk kemi akuzë për korrupsion. Është çështje që po hetohen për një pabarazi në tenderë për një çështje që kanë ndodhur pesë vite më parë. Raporti me integrimin është thembra e Akilit të kësaj mazhorance në këtë mandat të katërt. Sa i përket hapjes së gjithë kapitujve çdo gjë ka qenë në perfeksion. A ka nuanca, komente apo debate kjo është gjë normale. Shqipëria po bën të gjithë përpjekjet e saj për këtë proces. Leximi i mesazheve të sotme ka qenë për mbështetjen për reformën drejtësinë. Dhe kjo mbështetje nga ana e mazhorancës ka qenë pa asnjë kusht”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!