Integrimi, Rama: Shqipëria gati të ndahet nga Maqedonia e Veriut

schedule11:55 - 7 Prill, 2022

schedule 11:55 - 7 Prill, 2022

Shqipëria do ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Këtë e ka pohuar edhe vetë kryeministri Edi Rama i cili gjatë një konference u shprehe se nëse Bullgaria nuk e heq veton ndaj Maqedonisë se Veriut, vendi ynë do të ndahet dhe do kërkojë këtë në çdo instancë të BE.

Ndërkohë edhe në pyetësorin e Këshillit Kombëtar, 67 % e shqiptarëve kanë votuar por ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut gjatë procesit të integrimit në BE. Vetëm 19 kanë votuar kundër.

“Do presim vendimmarrjen e Këshillit Europian. Shumë besojnë se do ndodhë ajo që duhet. Ata besojnë se Bullgaria do e heqë veton. Nuk jam shumë optimist. Por çështja e datave është e tyre dhe jo e jona. Ne duhet të punojmë për të bërë vendin me standarde.”

“Por në momentin që kjo nuk do ndodhë ne do ndryshojmë kursin. Do kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. Do e bëjmë në çdo instancë dhe në çdo qeveri të BE. Shqipëria nuk mund të presë të zgjidhe sherret me komshinjtë për tu ulur në konferencë. Do ndryshojë plotësisht.” tha Rama.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!