Integrimi, Rama: Shqipëria është peng i një bllokimi, situatë që vetëm BE mund ta krijojë

schedule10:32 - 6 Maj, 2022

schedule 10:32 - 6 Maj, 2022

“Shqipëri është peng i një bllokimi”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama për procesin e integrimit në BE, duke folur në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane.

Kreu i qeverisë tha se vendi ynë është në një situatë të çuditshme, që vjen si pasojë e një bllokimi nga dy vendet Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre.

“Shqipëria është në një situatë të çuditshme, peng i një bllokimi midis fqinjit tonë dhe vendit mik Bullgarisë. Është nga ato situata që vetëm BE mund ta krijojë, nuk ka ndonjë shpjegim të matur se si mund të trajtohet. Si mund të mbetesh peng i një mosmarrëveshje. Kësisoj na duhet të ecim përpara. Të mos humbasim durimin dhe pasionin për Evropën.

 Është detyra jonë që të bëjmë sa më shumë të jetë e mundur, të arrijë atje për fëmijët tanë. Për disa që janë më të mëdhenj, Evropa është bankomat, për ne jo. Për ne mbetet një vend paqeje dhe sigurie. Evropa për ne është zgjedhja jonë e parë me vullnet të lirë në histori. Kemi qenë në perandori të ndryshme, nën flamuj të ndryshëm, por nuk ishte zgjedhja jonë. Ishim të detyruar të jetonim në diktaturë.

Kjo është arsyeja pse me kokëfortësi pse nuk mendojmë aspak të heqim dorë. Nuk po mendojmë për plan B. Ndërkohë, na duhet të mendojmë për rajonin tonë, si punë përplotësuese. Na duhet ta ndërtojmë për veten. Të gjithë duhet ta shohim njësoj si ne. Sllovenët dhe kroatët janë shumë herë para nesh, por besoj fort se Ballkani është dhe do të jetë një vend i mirë”, deklaroi Rama. g.v/abcnews..al