Për kryeministrin Edi Rama, plani i presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për integrimin, tregon hapjen e Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në konferencën e përbashkët për shtyp në Tiranë, me Von der Leyan dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Rama deklaroi se sipas këtij plani, BE është e gatshme të marrë hapa shtesë që ka lidhje me anëtarësimin, qoftë financiarisht dhe gjithashtu sa i përket hapjes të një tregu të vetëm.
“Më lini që të përfundoj duke nënvizuar rëndësinë e lartë të këtij samiti sepse kam frikë se më pas do të diskutohen për fjalët se çfarë tha presidentja Von der Leyen apo kancelari Scholz. Çështja është se diçka thelbësore po ndryshon thelbësisht. Ne mund të diskutojmë sesa shumë kohë na është dashur dhe sa torturuese kjo rrugë është, por që prej agresionit rus, diçka ka ndyshuar thelbësisht. Ne mund ta shohim sepse ne jemi të detajuar ndaj çdo lëvizjeje, çdo buzëqeshjeje, çdo lëvizje syri kur njerëzit flasin. Nëse më parë, mund të shihnim dosa vende anëtare shumë pozitive, dhe disa vende anëtare të tjera skeptike, sot nuk është e njëjta gjë. Është një frymë e ndryshe sot.
Samiti ka sjellë disa rezultate të jashtëzakonshme, plani i Von der Leyen nuk është më si dikur, nuk është diçka si gjithë të tjerat, është i hapur dhe tregon se BE po hapet drejt vendeve jo anëtare të Ballkanit Perëndimor duke pranuar se janë të gatshëm, të marrin hapa shtesë që kanë lidhje me anëtarësimin, qoftë financiarisht dhe gjithashtu sa i përket hapjes të një tregu të vetëm. Nuk është një anëtarësim i plotë, sigurisht, por nuk është e njëjta gjë që ka ndodhur për vendet e tjera”, theksoi ai./abcnews.al