Integrimi, Rama: Ne i kemi bërë detyrat, pa u bërë zgjedhjet në Holandë s’ka dritë jeshile

schedule10:18 - 26 Shkurt, 2021

schedule 10:18 - 26 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Berat ku po bëhet një bashkëbisedim me qytetarët.

I pyetur nga një qytetarët se ku jemi me procesin e integrimit të vendit, Rama tha se çelja e negociatave është zyrtarizuar, por nuk është ende ajo që e cilësoi si hapja formale ose aprovimi nga të gjitha shtetet.

“Integrimi, çelja e negociatave është e zyrtarizuar, por hapja formalisht, është aspekti i aprovimit nga të gjitha shtetet. Procesi niset me hapin formal të konferencës së parë ndërqeveritare.”

Megjithatë, kreu i qeverisë theksoi se nuk beson se mund të ndodhë konferenca e parë ndërqeveritare pa u bërë zgjedhjet në Holandë.

“Pa u bërë zgjedhjet në Holandë, konferenca ndërqeveritare nuk do të ndodhë. Ka ndikuar edhe pandemia. Do jem ne Bruksel për pak ditë, do kem kontakt me të gjitha autoritetet.”

Sipas kryeministrit Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat, por procesi i integrimit varet nga shumë komponentë. Ai vuri në dukje se reformat duhen bërë jo se i kërkojnë amerikanët apo evropianët, por sepse i duhen vendit.

”Ne i kemi bërë të gjitha detyrat tona. Nuk është një proces që ecën vetëm teknikisht, varet nga shumë komponentë. Rëndësi ka që në të bëjmë tonat. I bëmë se na duhet ne.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!