Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Integrimi në BE, Rama: Për të “fortit” ka gjithmonë një rrugë

schedule10:28 - 22 Shkurt, 2020

schedule 10:28 - 22 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën për Integrimin e Ballkanit Perëndomor në BE deklaroi se procesi i integrimit po bëhet gjithnjë më i vështirë për vendet që janë në pritje për t’u anëtarësuar.

Gjithashtu në konferencën “Një kontinent një e ardhme”, Rama pohoi se nuk ishte faji i qeverisë që Shqipëria nuk mori dritën jeshile për të filluar bisedimet, por është për shkak të situatës në të cilën ndodhet sot Bashkimi Europian.

“Është shumë e qartë se procesi është bërë gjithnjë e më tepër i vështirë, dëshpërues për vendet që janë në radhë për tu anëtarësuar. 

Kjo nuk vlen vetëm për Shqipërinë, por për  të gjithë vendet në radhë. Nëse do shihni procesin si ka shkuar për Polonin, apo për ata që kanë qenë kandidatë më parë, për integrimin dhe po ta shohësh tani është bërë gjithmonë më tepër i vështirë për shkak të kërkesave që janë bërë më të detajuara dhe ndonjëherë edhe kufizuese. Megjithatë është në rregull, por duhet të vijë një pikë kur i vjen fundi sepse është si një ushtrim i cili nuk ka fund. Në çdo moment, kur 1,2,3,4 apo 5 vende kanë problemet e tyre, kanë dinamikat e tyre dhe duan të thonë jo, ato e kanë mundësi që të gjejnë pretekst duke iu drejtuar gishtin vendeve të cilave u thonë jo. Jo për shkak të vendeve, por për shkak të problemeve që kanë ato. Dimë që djalli fshihet tek detajet dhe përvoja na ka treguar se për më të ‘vegjlit’ e më të dobëtit, rregullat nuk janë asnjëherë të respektuara dhe për të ‘fortit’ ka gjithmonë një rrugë”, tha Rama.

Nërkohë kryeministri theksoi se qendrimi i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron për procesin e hapjes së negociatave është ndoshta më i drejtpërdrejti. Megjithatë ai tha se për të vegjëlit, rregullat nuk janë mjaftueshëm të respektuara.

Do të doja të thoja që e shoh Francën, ndoshta si aktorin më të ndershëm në këtë debat, sepse presidenti Macron ka një qëndrim të hapur, të drejtpërdrejtë dhe shumë brutal do të thoja. Ajo çfarë po thonë është që Evropa siç është nuk funksionin”, tha më tej Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!