Zëvendës presidenti i Diasporës shqiptare në Itali, Dritan Trimçev thotë se integrimi i vendit në BE, është meritë e PS.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Trimçev u shpreh ka vite që mazhoranca socialiste ka vite që po punon për këtë objektiv.
“Më në fund, po vjen kjo ditë. Shumë vende të Evropës Lindore, u futën edhe pse ishte e qartë që nuk e meritonin. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, u lanë në hije. Me rrezikun që ka ndikimi rus në Evropë, BE po lëviz. Përparimet e qeverisë shqiptare, në luftën kundër drejtësisë, është i jashtëzakonshëm. Kush do që të vazhdojë me korrupsionin, nuk e pranon hyrjen e Shqipërisë në Evropë. Lufta për të mos hyrë në Evropë, është lufta për interesa personale. Korrupsioni nuk erdhi me Edi Ramën. Lufta që ai po bën, është rrugë e drejtë. Nuk mund të vazhdojmë, të jemi vendi i fundit në Evropë. Mendoj që 2027, do të jetë vit në të cilin Shqipëria do të hyjë në Evropë”, theksoi ai./abcnews.al