Integrimi në BE, Bushati: Scholz flet për përshpejtim të procesit, Macron është më skeptik

schedule20:25 - 17 Tetor, 2023

schedule 20:25 - 17 Tetor, 2023

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se Gjermania dhe Franca janë në një mendje në lidhje me reformimin për mënyrën se si vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendjet në lindje të Europës, të anëtarësohen në Bashkimin Europian

Në një intervistë për ABC News, Bushati u shpreh se kancelari gjerman, Olaf Scholz ka folur për përshpejtim të procesit, ndërsa ai francez, Emmanuel Macron është më skeptik për zgjerimin e BE-së.

“Ky është një debat që po bëhet tani në BE. Gjermania dhe Franca janë në një mendje dhe kjo është gjë e mirë. Që nevojitet një reformë e mënyrës së votimit, për disa çështje, për të mos bllokuar aftësinë e BE për të vepruar. Së dyti, një ndarje më e mirë të pozicioneve në Komision dhe Parlamentin Evropian. Së treti, për disa politika që ,mund të mos na prekin ne, por i prekin shumë mirë vendet e lindjes. Një anëtarësim i Ukrainës në BE, atuomatikisht do t’i nxirrte të gjitha vendet e Lindjes, nga Polonia e deri te Koracia, nga përfituese në kontributore. Është një vend disa herë më i madh se të gjitha vendet e Ballkani Perëndimor së bashku. Ky është një debat që kërkon një diskutim shterues brenda BE. Aty ku ndahen Gjermania dhe Franca, është mbi rrugën sesi shkohet.

Kancelari gjerman flet për përshpejtim të procesit, ndërsa presidenti francez, është më skeptik. Franca, asnjëherë nuk është se e ka parë me sy të mirë anëtarësimin e vendeve nga Lindja. Tek Macron unë shoh një hapje pozitive që ne duhet ta shfrytëzojmë. Është po Macron që e ndaloi procesin e integrimit në 2018, tanimë Macron, duke propozuar edhe idenë e komuinitetit politik europian, flet për një Europë me disa shpejtësi”, theksoi ai./abcnews.al