Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Greqi.Kreu I diplomacisë ndërkombëtare nënvizoi rëndisë që ka për vendin tonë Hapja e negociatave.
Duhen zhvillime të reja që të fuqizohet perpektiva evropiane e rajonit deklaroi ministri për Evropën dhe punët e jashtme Ditmir Bushati përpara homologëve të ballkanit perëndimor në Greqi.Kjo do të
“Negociatat do të na drejtojnë në kahun e transformimit evropian që kemi ndërmarrë. Ne jemi të vetëdijshëm se hapja e negociatave është vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe sfidues të të mësuarit, por ne duam ta përdorim këtë kohë për ta shndërruar më tej vendin tonë dhe për t’i sjellë qytetarët tanë më afër Evropës”, u shpreh Bushati duke iu referuar rekomandimit të fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Ministrat e Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor së bashku me Ministrin e Jashtëm grek si mikpritësi i takimit, rikonfirmuan mbështetjen e plotë për rrugëtimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë këndvështrim, ministrat përcollën njëzëri mesazhin se politika e zgjerimit është një investim strategjik në zhvillimin dhe sigurinë e Evropës si dhe ndikon në forcimin e marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit në rajon.
Ministri Bushati vlerësoi se procesi i zgjerimit duhet të jetë një proces i dyanshëm jo vetëm në aspektin gjeopolitik por edhe ekonomik. Në këtë kuadër ai nënvizoi rëndësinë e reformave strukturore ekonomike në funksion të ngushtimit të hendekut zhvillimor që qëndron mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian./abcnews.al

