Integrimi, Mustafaj e Milo: Raporti i KE, burokratik-diplomatik pa udhëzime e detyra shtëpie

schedule13:24 - 20 Tetor, 2021

schedule 13:24 - 20 Tetor, 2021

Progres-raportet e përgatitura nga Komisioni Evropian janë kryesisht raporte burokratike-diplomatike që nuk synojnë të jenë konstruktive. Kështu është shprehur analisti Besnik Mustafaj në “Abc Live” me Juli Xhokaxhi ndërsa diskutohet për vlerësimin e bërë nga KE për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.

Ndërsa komenton përmbajtjen e raportit, Mustafaj deklaron se në të nuk ka detyra konkrete shtëpie të vendosura për Shqipërinë.

“…Patronazhistët përmenden si diçka gati e parëndësishme. Këto shkelje të rënda përmenden si të parëndësishme. Ndoshta nuk do të ishin përmendur fare nëse nuk do të reagonte Gjykata e Strasburgut. Duken si tekste që i jepen opinionit publik dhe partive, nuk na shërbejnë fare.”

Por pse në këto raporte të KE nuk ka konstatime apo rekomandime?

“KE ka vetëm një objektiv, mbajtja gjallë e qëllimit për zgjedhimin, por nuk ka një kalendar. KE ka një kritikë të përgjithsme, është bërë burokraci e gjallë aq jofunksionale sa që…në rastin e  vendeve aspirantë duan që të mbajnë gjallë se qëllimi për zgjerimin ekziston. Vendet po punojë.”

Kurse, historiani Paskal Milo veçoi faktin se institucione si KE kanë për detyrë që të bëjnë vlerësime dhe se nuk mund të presin që të bëhen “gjykatës të rreptë të proceseve integurese.”

“KE është e prirur që t’i shohë me nota optimiste zhvillimet duke radhitur disa mangësi për të nxitur procesin…Mbetet inferior në krahasim me Këshillin Evropian. Vihet re kjo dilema e standartit të dyfishtë në vlerësimet që bëhen në vendet në proces.”

Milo shpjegon se Këshilli i Evropës merr parasysh mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare, i cili thotë edhe fjalën e parafundit. Paskal Milo shpjegon po ashtu se hapja e negociatave nuk përkthehet në anëtarësim. Sipas tij, hapja e negociatave është më shumë një proces që vë në monitorim qeveritë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!