Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Marta Kos: Shqipëria në BE, në 2029/ Komisionerja e zgjerimit ka vlerësuar lart përpjekjet e Tiranës në negociatat me Brukselin

schedule18:45 - 17 Prill, 2026

schedule 18:45 - 17 Prill, 2026

Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Marta Kos ka thënë se gjatë mandatit të saj vende të reja mund të bëhen pjesë e unionit, mes tyre edhe Shqipëria.

Në një intervistë për BBC, zyrtarja e lartë theksoi se Shqipëria po ecën mirë në procesin e integrimit. Kos shtoi se nëse reformat vijojnë, Bashkimi Europian mund të ketë anëtarë të rinj brenda mandatit të saj.

“Jam shumë e lumtur që qytetarët e Islandës do të vendosin në fund të gushtit nëse do të hyjnë në negociata për anëtarësim, pasi ata janë tashmë shumë të integruar në BE, në tregun e përbashkët dhe në zonën Schengen. Kjo mund të jetë, nëse qytetarët thonë po, ndoshta procesi më i shpejtë ndonjëherë. Por nuk duhet harruar se kemi Malin e Zi, i cili është më i avancuari”, tha komisionerja.



Shqipëria ka pasur përparime të mëdha në rrugën e saj të integrimit që pasi mori statusin si vend kandidat në vitin 2014. Që kur nisën negociatat zyrtarisht në vitin 2022 janë mbyllur disa grupkapituj të rëndësishëm.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se vendi do të jetë pjesë e bllokut 27 anëtarësh brenda vitit 2030, ndërsa Brukseli e ka shprehur qartë se një objektiv i tillë është i arritshëm.

“Kemi Shqipërinë, e cila po ecën mirë, si dhe Moldavinë. Pra, këto tre vende dhe ndoshta edhe Ukraina. Nëse ata shtyjnë përpara reformat, shpresoj që gjatë mandatit tim të kemi një shtet të ri anëtar. Nëse reformat vijojnë me të njëjtin intensitet Shqipëria ka potencial real për të qenë ndër vendet që do të përfitojnë nga faza e re e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke afruar më shumë perspektivën e anëtarësimit të plotë”, përfundoi Kos.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!