Rama zbulon emrin e kryenegociatorit me BE-në: Gati të ulem me Metën dhe Bashën

schedule13:26 - 9 Maj, 2020

schedule 13:26 - 9 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur në Ditën e Europës, më ambasadorin e BE Luigi Soreca u shpreh se me këtë Pandemi ekonomia e vendit ka marrë një goditje të jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se qeveria është në proces intensiv pune.

Gjithashtu kryeministri Rama tha se Ambasadori Zef Mazi do të jetë kryenegociatori i cili së bashku me një grup të përzgjedhurish do të jetë regjia për betejën e negociatave për të çuar procesin me shpejtësi përpara. Kryeministri theksoi se është gati të ulet në tavolinë me kundërshtarët politikë, duke shtuar: “Tangoja apo vallja e shpateve, nuk kërcehet vetëm. Dhe unë jam gati për gjithçka”, tha Rama.

LEXO edhe: Rama: Drafti për lejimin e kanabisit shumë shpejt do të jetë gati

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

“Jemi këtu për të dhënë mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, ku të gjithë duan integrimin e Shqipërisë në BE. Është edhe momenti për ta thanë edhe emrin e kryenegociatorit edhe pse nuk hezituar të kritikojë qeverinë tonë , Ambasadori Zef Mazi. Me një grup të përzgjedhurish do të jetë regjia për betejën e negociatave për të çuar procesin me shpejtësi përpara”, u shpreh Rama.

Rindërtimi është një plan me qindra dhe mijëra detaje dhe për këtë duhet durim edhe pse nga qytetarët kjo mund të jetë e vështirë. Objektivi ynë për të kthyer në shtëpi individuale të gjithë ata që humbën shtëpinë , brenda këtij viti mbetet objektivi ynë. Nuk mund ti bëjmë të gjitha, por do të vazhdojmë pa pushim. Edhe për ekonominë kemi bërë një punë të shkëlqyer edhe pse jemi të rrezikuar nga injoranca që mendon se virusi është komplot ndërkombëtar.

LEXO edhe: Rama në krah të Sorecës: Krahas BE-së, financime edhe nga BB për rindërtimin

Ne duhet të shmangim rimbylljen nga papërgjegjshmëria dhe nga injoranca. 99.99% e popullit shqiptar janë treguar dhe po tregohen fantastik, por mjaftojnë shumë pak për të hedhur poshtë punën  e bërë deri më tani. Paratë e vënë në dispozicion nga BE sapo kanë nisur të rimbursohen dhe nuk janë para që vijnë me valixhe. Janë fonde që ndiqen dhe monitorohen nga vetë BE.

Jemi të vullnteshëm për tu ulur në tryezë me Presidentin e Republikës, me kryetarin e Opozitës. Jemi këtu për të dhënë mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, ku të gjithë duan integrimin e Shqipërisë në BE. Është edhe momenti për ta thanë edhe emrin e kryenegociatorit edhe pse nuk ka hezituar të kritikojë qeverinë tonë , Ambasadori Zef Mazi. Me një grup të përzgjedhurish do të jetë regjia për betejën e negociatave për të çuar procesin me shpejtësi përpara”, tha Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2788557064700340/