Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Miratohet raporti IBAR për Shqipërinë/ Vendimi nga Këshilli i BE, nesër miratimi nga 27 vende anëtare

schedule13:00 - 21 Maj, 2026

schedule 13:00 - 21 Maj, 2026

Grupi i Punës në Këshillin e BE-së, COELA, miraton IBAR, për progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.Pa asnjë kundërshtim dhe me një draft të përbashkët vendet e BE kanë rënë dakord që Shqipëria të avancojë me procesin e integrimit, duke hedhur poshtë kështu gjithë pretendimet e opozitës për ngecje të procesit.

IBAR-i, ose Raporti i Vlerësimit të Standardeve të Përkohshme, lidhet me grupkapitullin e parë, “Themeloret”, që përfshin fusha kyçe si shteti i së drejtës, reforma në drejtësi, të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe administrata publike. Një vlerësim pozitiv i tij konsiderohet kusht i rëndësishëm për avancimin e mëtejshëm të negociatave.

Draft i përbashkët, pritet të kalojë nesër në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, COREPER.



Pas këtij miratimi, më 26 maj pritet të mbahet konferenca ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku një delegacion nga Shqipëria do të shkojë për t’u ulur në tryezë me zyrtarët e BE-së./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!