Integrimi, gjithë kapitujt hapen në 2025/ Rama: Gati në 2030! Von der Leyen: Po fillon tregu i përbashkët europian për Shqipërinë

schedule16:43 - 23 Tetor, 2024

schedule 16:43 - 23 Tetor, 2024

TIRANË- “Sot keni ardhur në Shqipëri pasi tanimë Shqipëria është ulur në tryezën e negociatave dhe janë hapur grupkapitulli i parë.”, tha Rama gjatë fjalës së tij në konferencën me presidenten e KE Ursula von der Leyen.

Me një datë konkrete për anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Presidentja e Komisionit Europian shpalos për herë të parë ambicien e saj në rrugëtimin e vendit tonë drejt BE.

Ursula von de Leyen u shpreh: Është shumë e rëndësishme që të shikoni rezultatin e punës. Gjërat kanë ecur shpejt dhe nëse vijojnë ashtu siç duhet, ne ndoshta do të hapim të gjithë grup kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm. Por, ky proces varet nga merita e çdo vendi.

“Nëse ne jemi gati brenda vitit 2030 që të jemi anëtarë me të drejta të plota në Bashkimin Europian do të thotë që në Shqipëri dhe për shqiptarët, më në fund, do të ketë një shtet, i cili funksionon si një shtet në Bashkimin Europian.”, shtoi Rama.

Në thuajse një vit nga caktimi i objektivave për tregun e përbashkët ekonomik, Ursula Von de Leyen thotë se Shqipëria I ka zbatuar të gjitha reformat dhe është gati për të bashkëpunuar me bizneset ndërkombëtare.

Ursula von de Leyen shprehet: “Ju jeni në rrugën e duhur për tu bërë pjesë e zonës  unike të pagesave në euro që prej vitit të ardhshëm. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që transfertat në para mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të jenë më të shpejta më të sigurta dhe falas. Pra një përfitim shumë i madh, si për qytetarët tuaj ashtu edhe për bizneset shqiptare.”, tha Von der Leyen.

Në mbështetje të reformave të Shqipërisë, Presidentja e Komisionit Europian rikomfirmoi punën e përbashkët me reformën në drejtësi.

Nuk do bëj komente për çështje gjyqësore, ne punojmë për reformën në drejtësi së bashku”, u shpreh presidentja e KE.

Vizita e Von De Leyen vjen pak ditë pasi Shqipëria hapi grup kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Europian. Pas 15 tetorit dhe përmbushjes së detyrave ndërkombëtare, vendi ynë do të jetë vendi me procesin e integrimit më të shpejtë, duke pritur të hapë dhe 32 grup kapitujt e tjerë deri në 2025.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!