Instituti i Shëndetësisë në Kosovë: Tre viktimat e regjistruara në 24 orët e fundit, negativ nga Covid-19

schedule18:38 - 19 Shtator, 2020

schedule 18:38 - 19 Shtator, 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka sqaruar raportimin e ditës së sotme për numrin e viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Në njoftim thuhet se 3 rastet e vdekjeve të raportuara sot kanë qenë të shtruar në Klinikën Infektive por ishin negativ nga Covid-19.

“Instituti Kombëtar sqaron se Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes të hospitalizuar në Klinikën Infektive dhe MIQ të QKUK dhe spitalin e Vushtrrisë me sëmundje shoqëruese dhe COVID pozitiv.

Në momentin e vdekjes pacientët kanë qenē COVID negativ. Në raportin përfundimtar klinik Diagnoza është Gjendje pas COVID-19 dhe rezultatet laboratorike janë negative.

Ministria e Shëndetësisë, QKUK dhe IKSHPK Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve me rastin e vdekjes së të afërmve të tyre”, thuhet në njoftim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!