KERCENIME/ Leshanaku: Puna në Institutin e Kërkimeve dhe Pasojave të Komunizmit është bërë e rrezikshme

schedule15:12 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 15:12 - 8 Dhjetor, 2019

Qeveria nisi sulmet ndaj Institutit  të  Kërkimeve dhe Pasojave të Komunizmit, pasi ky institut kërkoi informacione për praninë e ish- sigurimsave të shtetit, në administratën aktuale. Kështu shprehet drejtoresha e botimeve, Luljeta Lleshanaku, për ABC News. 

“Filloi në formën e një sulmi ndaj institutit për një libër mbi Luftën e dytë Botërore të Çelo Hoxhës që është zv/drejtor i institutit. Janë disa hapa provokues, e para qe kërkesa drejtuar institucioneve për transparencën lidhur me eksponentët e sigurimit të shtetit në administratën shtetërore. Një pjesë e institucioneve u përgjigjen, një pjesë jo”, shprehet Lleshanaku.

Situata, sipas Lleshanakut u përkeqësua, pas informacionit të dhënë për ish-drejtorin e burgut famëkeq të Qafë Barit.

“Instituti iu përgjigj kërkesës së zonjës Mira Dine për infrormacion lidhur me drejtorin  e burgut të Qafë Qarit, Edmond Caja. Ne e kemi detyrim ligjor që ti japim informacion gjithkujt. Këto kërkesa sollën sulmin e hapur në media ndaj institucionit. Kemi të bjëmë me sulmin e një individi që është edhe deputet në Parlament, z. Spartak Braho”, shpjegoi ajo.

Luljeta Lleshanaku thotë se puna në institut është bërë e rrezikshme.

“Puna në institut është bërë e rrezikshme, Tufa është kërcënuar disa herë në forma të ndryshme të cilat do ti zbuloj kur ti vijë koha. Sulmet ndaj këtij institucioni e kanë veshtirësuar punen me dëshmitarët”.

“Gjithë kjo fushatë e ka dëmtuar goxha aktivitetin e institutit. Një pjesë e instituti është e lidhur më dëshmitë, pothuajse asnjë prej tyre deri më tani nuk hezitonte të tregonte të vërtetën, por tashmë ka ndryshuar, bashkëpunimi është dobësuar”.

Lleshanaku thotë se Agron Tufa  ka patur mbështetje  nga intitucionet  nderkombetare, por jo vendase.

“Reagimin më të fortë institucional nuk e gjetëm nga autoritetet shqiptare, por nga platforma Eurpiane e Kujtesës, një rrjet organizatash europiane që merren me memorien”.

Ndërkohë  që përgjegjësia e botimeve , thotë se në ligjin  në  kërkimet mbi të shkuarën, studiuesit zbatojnë ligjin, pasi misioni i këtij institucioni është, kujto për të mos harruar.

“Aktiviteti i instituti i përgjigjet misionit ligjor, e kemi të përcaktuar me ligje se me çfarë duhet të merremi, nuk mund të shmangim informimin e publikut”, u shpreh ajo.

Luljeta  Lleshanaku  thotë se amendimi ligjor që bëri parlamenti për ndryshimin e harkut kohor të studimit dhe  përjashtimi si fushë studimi e periudhës së Luftës së Dytë Botërore, ështe anti -shkencore .

“Nuk është shkecore sepse së pari duhet të njohësh rrënjët e fenomenit apo të një dëshmie”, tha ndër të tjera Lleshanaku.

Edhe pas dorehëqjes  dhe largimit  të Agron Tufës, për strehim politik  në një vend të Europës pas kërcënimeve me jetë, instituti do të vazhdojë me strategjinë 5-vjeçare hartuar së bashku me punonjësit.

“Është një strategji e përgatitur në grup, Tufa ishte një dëgjues shumë i mirë në gjithë punën e tij si drejtues. Kemi projekt 5-vjeçar të muzeve virtualë. Do të vazhdojë puna  e dëshmive të të mbijetuarëve”, tha ajo.

Dokumenta të periudhës së komunizmit janë të pakta në numër, por rrëfimi i kësaj periudhe bëhet më shumë përmes dëshmive të gjalla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!