Instituti i Gjeoshkencës: Shqipëria nuk është e kërcënuar nga zjarret

schedule15:17 - 26 Korrik, 2018

schedule 15:17 - 26 Korrik, 2018

Nisur nga tragjedia greke ku shumë qytetarë humbën jetën si rezultat i zjarreve në pyje, Instituti i Gjeoshkencës në vendin tonë ka dalë me një njoftim, sipas të cilit kjo verë është dominuar nga masa ajrore të paqëndrueshme, jo shumë të nxehta. Situata në vijim pritet të vazhdojë të jetë e qetë, të paktën deri në gjysmën e dytë të gushtit.

“Territori i Shqipërisë pritet të përshkohet nga rryma ajrore më të lagështa në krahasim me vlerat normale të Gushtit në vite”, thuhet në njoftim.

Shqipëria nuk është një territor i kërcënuar nga zjarret, veçanërisht gjatë muajit Gusht.

Përveç Greqisë edhe në disa vende të Evropës, Britaninë Madhe dhe Suedi, zjarret në pyje janë bërë mjaft alarmante dhe kërcënuese për jetën e banorëve./abcnews.al