Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Institut kombëtar për tumoret”/ Kanceri, Rama: Buxhet të veçantë për barnat

schedule16:49 - 12 Nëntor, 2025

schedule 16:49 - 12 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ngritjen e një Instituti Kombëtar për Tumore dhe krijimin e një buxheti të veçantë për barnat kundër kancerit në vitin 2026.

Gjatë një dëgjese me banorët e Tiranës në Njësinë 5, Rama theksoi se sfida e trajtimit të kësaj sëmundjeje është bërë urgjencë kombëtare, duke e cilësuar kancerin si një fenomen që “po përhapet me ritme të ngjashme me gripin”.

Ai u shpreh se qeveria do të përqendrojë vëmendjen tek mbulimi me barna të rimbursueshme për pacientët onkologjikë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë pritet të udhëheqë projektin për ngritjen e institutit të ri, falë eksperiencës profesionale në këtë fushë.

“Dua të shtoj edhe diçka tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën kanceri ka filluar të behët si grip dhe realisht nuk ka javë, që unë të mos marr një mesazh nga dikush që papritur në shtëpi i shfaqet në trupin e një të afërmi kanceri.

Ajo që është reale, që përtej të gjitha përmirësimeve dhe transformime që janë bërë, ne kemi një problem real, që sot është koha që nuk mundet më ta shtyjmë, problemi i barnave, i mbulimit me barna të rimbursueshme, të nevojshëm të pacientëve që kanë kancer, që janë barna që kushtojnë.

Njësoj siç ndodh në një familje që bie kjo sëmundje, të gjithë nuk kanë më mendjen askund tjetër, por tek detyrimi për t’i bërë hyzmetin njeriut të afërt. Ne si qeveri, si shumicë qeverisëse, 83 mandate janë thirrje që çdo i sëmurë me kancer në Republikën e Shqipërisë të jetë njeriu i familjes jonë. Në buxhetin 2026, kemi një buxhet të veçantë për të sëmurët me kancer. Kemi vendosur që të ngremë institucion për tumorin, për trajtimin e kancerit. Kemi mundësinë që këtë projekt ta udhëheqë ministria e Shëndetësisë, sepse është onkologe. Kemi mundësinë edhe për ato avantazhe që na jep kohë dhe teknologjia”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!