Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se përgjatë festës së ndërrimit të viteve shërbimi shëndetësor do të jetë në gatishmëri. Sipas Manastirliut janë marrë të gjitha masat për t’ju përgjigjur çdo emergjence mjekësore.
Spitalet dhe poliklinikat do të jenë në gatishmëri përgjatë ndërrimit të viteve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se janë marrë të gjitha masat me staf mjekësor dhe medikamentet për t’i paraprirë çdo emergjence mjekësore.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vizitoi pavionin e onkohematologjise ku Cirku Kombëtar krijoi një atmosferë festive për fëmijët që marrin shërbim mjekësor këtu.
Ndërkohë që për 120 fëmijët të pavioneve të Pediatrisë së specialiteve iu shpërndanë dhurata./abcnews.al
Gazetare e ABC News: Ajgena Korbi