Institucionet refuzojnë komisionin Xhafaj/ Kushtetuesja, e fundit. Më herët SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme

schedule15:15 - 2 Tetor, 2024

schedule 15:15 - 2 Tetor, 2024

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të mos cojë asnjë përfaqësues pranë Komisionit Anti-Korrupsion.

Për këtë vendim Kushtetuesja ka informuar me Kuvendin dhe vetë Komsionin Anti-Korrupsision, që drejtohet prej Fatmir Xhafajt, i cili në një mbledhje në muajin korrik kërkoi prej disa institucioneve praniën e një përfaqsëuesi pranë Komisionit, për të për të kontribuar me ekspertizën e tyre.

Por Kushtetuesja në refuzimin e ftesës argumenton se në të ardhmën prania e një përfaqësuesi të saj mund të sjell konflikt në ushtirmin e detyrës.

“Gjykata Kushtetuese për shkak të funksionit të saj nuk mund të marrë pjesë në aktivitete që lidhen me procese ligjbërëse pasi kjo mund të sjell konflikt  në ushtrimin e funksionit të saj në kontrollin e pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën, përvec rastit të ndryshimeve në Kushtetuetë dhe Ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”

 Por Gjykata Kushtetuese nuk është i vetmi insitucion që refuzon të këtë një përfaqësues të sajin. Sic abc neës ka mësuar, as Prkuroria e Posacme nuk i është përgjigjur ftestës së Xhafajt, që ka shkuar në fund të korrikut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!