Industria e tekstileve dhe e këpucëve i është rikthyer rimëkëmbjes këtë vit, duke kryesuar në tërësinë e eskporteve tona këtë vit. INSTAT raporton se eksportet u rritën mbi 13%, ndërsa 45% e tyre janë veshje e këpucë.
Eksportet tona në 10 muaj rezultojnë me një vlerë mbi 13% më të lartë se një vit më parë. Instituti i statistikave raporton se muajt e fundit është përshkpejtuar ritmi i eksporteve, ku në tetor u dërguan mbi 14% më shumë mallra jashtë, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar.
Në tregtinë shqiptare jashtë, këtë vit rishfaqet pesha e lartë e grupit të mallrave “teksile e këpucë”. Instituti i statistikave raporton se kemi eksportuar 225 milairdë lekë mallra në dhjetë muaj, 45% e kësaj vlere është në veshje e këpucë të punuara në Shqipëri.
Në një vlerë prej gati 100 miliadë lekësh, pesha e këtij grupi mallrash kaloi nga 43 % vitin e kaluar në 45% këtë vit. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se kjo është shenjë e varfërisë së eksporteve tona, ku fasoni rishfaqet sa herë bien çmimet e lëndëve të para, naftë e minerale të ngurta.
Sipërmarrësit në industrinë tekstile, nga ana tjetër thonë se sektori nuk është më e ai i para krizës financiare. Shumë prej tyre pohojnë se kanë shtuar proceset e punës, duke shkuar drejt mbylljes së ciklit të prodhimit. Sektori ndërkohë po rimëkëmbet edhe falë rritjes së porosive nga tregu europian./abcnews.al
https://youtu.be/_JnNOHpUpZo