INSTAT: Kukësi ka numrin më të lartë të lindjeve, Gjirokastra kryeson me numrin e të punësuarve

schedule16:18 - 8 Shkurt, 2023

schedule 16:18 - 8 Shkurt, 2023

Kukësi rezulton një ndër qarqet me rritjen natyrore më të lartë në Shqipëri.Sipas të dhënave të instat në kukës janë regjistruar 4 lindje më shumë për vdekje. Gjirokastra rezulton qarku më punëtor pasi ka shkallën më të lartë në pjesëmarrjen e forcave të punës. Kryeqyteti ka numrin më të lartë të banorëve ose 1të tretën e popullsisë në vend.

Kukësi ka rritjen natyrore më të lartë në Shqipëri. Instat ka publikuar disa nga gjetjet më të veçanta në rang qarku dhe rezulton se Kukësi ka 4 lindje më shumë për çdo vdekje të regjistruar.

Gjirokastra është një ndër bashkitë me njerëzit më punëtore në Shqipëri. Nga të dhënat vërehet se ka nivelin më të lartë të pjesëmarrjes së qytetarëve në forcat e punës. E kundërta ndodh me Lezhën e cila ka nivelin më të lartë të papunësisë.

Në kryeqytet është vendosur gati 1 e 3 e totalit të popullsisë.

Durrës ka numrin më të lartë të autoveturave për pasagjerë me 279 për 1.000 banorë, Korça ka volumin më të madh të prodhimit të pemëvefrutore, Fieri numrin më të madh të bagëtive./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!