INSTAT e ISHP japin alarmin: 60-70 % e të rriturve kanë përjetuar depresionin

schedule16:26 - 28 Janar, 2019

schedule 16:26 - 28 Janar, 2019

Mjekët psikiatër konfirmojnë me shqetësim rezultatet e anketës së fundit të INSTAT, sipas të cilës, 60-70% e të rriturve në vendin tonë  janë me depresion. Psikiatrja Arjana Reli tregon shkaqet për ABC News.

Një anketim i përbashkët i kryer nga INSTAT dhe ISHP, kanë nxjerrë në pah shifra alarmante për depresionin në Shqipëri. Sipas të dhënave në anketën e 2018, 60-70% e grave të anketuara dhe 57% e burrave pohuan se kanë kaluar një përvojë depresioni gjatë dy javëve para studimit. Mjekët specialistë deklarojnë se shifrat janë sa afër dhe larg realitetit

Arjana Reli, mjeke psikiatre: “Problematika e shëndetit mendor janë në rritje vitet e fundit, por të specifikosh një popullatë me depresion unë mendoj që shifra nuk i afrohet të vërtetës sa i takon depresionit si sëmundje. E para që ka kritere diagnostike të kësaj sëmundjeje dhe jo me depistime të zakonshme të popullatës. Kjo shifër tregon se shumica e popullsisë vuan problematika të shëndetit mendor. Njerëzit janë më të hapur për të diskutuar problemet e shendetit mendor dhe më të informuar, gjë që çon tërthorazi në një mendje më të hapur për të kërkuar ndihmën”.

Në anketën e INSTAT dhe ISHP evidentohet se grupmosha më e prekur nga depresioni janë nga 15-59 vjeç, këtë na e konfirmon edhe mjekja psikiatre Reli

Arjana Reli, mjeke psikiatre: “Kjo i takon moshës aktive kur njeriu do të tregojë kapacitet e veta, do të jetë në tregun e punës, që ka nganjëherë edhe pse ka investuar për të gjetur vetveten, e ka të pamundur për shkak të papunësië e faktorëve të tjerë psiko-socialë dhe e bëjnë të vuajë një gjendje ankthi, apo humori të rënë. Vërehet rritje edhe të moshës së adoleshente, të cilët për shkak të jetës jo të shëndetshme, apo abuzimet me substanca, alkooli,  kafe e jetës së natës kanë më shumë arsye për të bërë probleme të shendetit mendor.

Specialistët japin edhe këshillat përkatëse se si të luftohet gjëndja e ankthit dhe depresionit

Arjana Reli, mjeke psikiatre: “Problemet e shendetit mendor janë shumë në terren. Gjëja nr. 1 është që të tejkalojmë të gjithë paragjymikin që mbart smëundja mendore dhe së dyti pranimin e problemit se ndërsa e pranojmë kemi filluar zgjidhjen e tij”.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!