INSTAT: 11.5 % më pak turistë se në vitin 2019

schedule15:55 - 23 Nëntor, 2021

schedule 15:55 - 23 Nëntor, 2021

Nga Erblina Mile

Turizmi shqiptar ende nuk i është rikthyer  situatës para pandemisë.Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë periudhës janar-tetor në vend kanë hyrë 5.1 milion shtetas shifër kjo 11.5% më pak  nëse e krahasojmë me periudhën para pandemisë.

Ndërkohë që gjatë 2019  në vend përgjatë të njëjtës periudhë janë regjistruar 5.8 milion shtetas të huaj. Peshën kryesore në këtë shifër e mbajnë kosovarët me 48 % duke pësuar rritje në krahasim me kontributin që kanë dhënë në vitin 2019.

Hyrjet e shtetasve nga Greqia kanë pësuar rënien më të madhe me 57% e ndjekur nga Italia dhe Maqedonia e Veriut. Por nëse bëjmë një vlerësim të numrit të turistëve si dhjetëmujor me vitin 2020 që ishte edhe kulmi i pandemisë dhe shumë shtete kishin kufizime të forta përfshirë edhe Shqipëria, numri i shtetatsve të huaj u rrit me 2,2 herë.

Përgjatë dhjetëmujorit të 2021, vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri janë Polonia  e cila ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Spanja me 4,4 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. /abcnews.al