Instagram po përgatit shenja të veçanta për postimet që përdorin teknologjinë AI

schedule13:33 - 1 Gusht, 2023

schedule 13:33 - 1 Gusht, 2023

Ndër shumë frikëra dhe rreziqe që mbizotërojnë rreth inteligjencës artificiale, është fakti se ne nuk mund të dallojmë një imazh të vërtetë dhe real nga ai i rremë. Në fund të fundit, kush mund ta harronte pamjen e “Papës ” me një xhaketë të bardhë Balenciaga? Një imazh i krijuar me AI, dhe shumë u habitën kur mësuan se ishte një përmbajtje false, pasi dukej kaq realiste.

Në këto shqetësime dhe në lajme të rreme, që do të na shqetësojnë shumë më tepër, Meta vjen në ndihmë duke përgatitur një label që të dimë se cilat postime i janë nënshtruar një përpunimi të tillë me AI.

Në të njëjtën kohë, sigurisht, Meta po përgatitet të nxjerrë edhe mjete gjeneruese të inteligjencës artificiale të bazuara në modelin Llama 2. Domethënë, çdo përdorues do të ketë në dispozicion mjete që kanë të bëjnë me inteligjencën artificiale, ndaj kuptojmë se si “prodhuar materiali” që do të dalë, do të jetë shumë më i madh.

“Përmbajtja e AI do të vërshojë Instagramin dhe një nga veçoritë gjeneruese të AI që Meta do të shtojë do të jetë një shënim i veçantë për përmbajtjen në fjalë, “Generated by Meta AI””, thonë raportet e huaja. “Krijuesi ose Meta ka deklaruar se kjo përmbajtje është krijuar ose modifikuar me AI“, do të lexohet në shënimin e ri.

Më pas, etiketat do të deklarojnë pranë postimeve të redaktuara se është “gjeneruar nga Meta AI” dhe se “Përmbajtja e krijuar nga AI zakonisht është etiketuar në mënyrë që të mund të gjendet lehtësisht”.

E gjithë kjo ndërkohë që ligjvënësit po përpiqen të vendosin disa rregulla dhe ligje të reja në temën e inteligjencës artificiale, pasi ka shqetësime serioze për efektet në shoqëri, informacion, psikologji etj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!