Insistim i madh për rikthimin e Neymar, Messi e do sërish te Barcelona

schedule12:56 - 12 Prill, 2021

schedule 12:56 - 12 Prill, 2021

Rikthimi i Joan Laportës në krye të Barcelonës, ka rikthyer te tifozët qetësinë dhe shpresat për ndërtimin e një ekipi shumë të fortë dhe konkurrueses. Mbi të gjitha e ardhmja e Leo Messit, i cili ka një raport fantastik me presidentin dhe do të vijojë karrierën te Barcelona.

L’Equipe raporton se “pleshti” po insiston që të ketë sërish shok skuadres Neymar sezonin e ardhshëm. Sulmuesi brazilian luajti për katër sezone me Messin te Barcelona (2013-2017), periudhë gjatë së cilës fituan 9 trofe, mes tyre edhe Champions League (2015).

Dy yjet e kanë ruajtur miqësinë e tyre dhe kanë një dëshirë të përbashkët për të luajtur sërish me njëri-tjetrin. E përditshmja franceze raporton se Messit nuk po i durohet dhe po ndikon që Neymar të rikthehet në “Camp Nou”. Ky i fundit ka kontratë deri në verën e vitit 2022 me PSG-në, që është gati t’i ofrojë zgjatjen e bashkëpunimit me të njëjtën rrogë (36.8 milion euro në sezon).

 

Problemi i vetëm i Barcelonës është situata shumë e vështirë ekonomike (borxhi ka arritur shifrën e 1.17 miliardëve euro), por Laporta pritet të përfshijë ndonjë lojtar (Dembele) në operacionin e rikthimit të Neymar te Barcelona. /abcnews.al