Iniciativat e të rinjve, Haxhialiu: Nuk janë dembelë, shumë prej tyre paguajnë kreditë e prindërve

schedule21:09 - 14 Maj, 2021

schedule 21:09 - 14 Maj, 2021

Këtë javë në “Bardh a Zi” në gjyq janë hedhur iniciativat e të rinjve.

Në pjesën e parë të emisionit, të ftuarit Rezart Prifti, Fatma Haxhialiu, Aldo Hako dhe Gjergji Gjika diskutuan e debatuan mes tyre rreth të rinjve, kulturës aktuale të të bërit biznes në Shqipëri si dhe rëndësisë që ka arsimimi në krijimin e një sipërmarrjeje prej tyre.

Fatma Haxhialiu u shpreh se çështja nuk duhet të fokusohet vetëm tek të rinjtë, por edhe tek ndikimi që kanë brezat e tjerë tek ata vetë.

“Keni folur ndonjëherë për ata mbi 40? Kur shkojmë jashtë shohim edhe 80-vjecarë të angazhuar. Ne harrojmë se këta të rinj kanë ca haqe që si kanë të vetat për t’i larë. Brezi i prindërve nga 25-35, këta prindër kanë boshllëqe në jetën e tyre. Jo të gjithë kanë qenë të suksesshëm…këta ‘dembelet’ mundohet të mbushin ca gropa që kanë lënë prindërit e tyre, kanë edhe jetesën e vet…”

Gjatë bisedës në studio u diskutua edhe për pengesat që të rinjve që duan të marrin iniciativa ua krijon edhe vetë shteti, me sistemin e taksave dhe mënyrës sesi ky i fundit funksionon.

“Unë kam zgjedhur të rri në Shqipëri dhe të punoj edhe kur kam qenë në fakultet. Më erdhën taksat e bashkisë për tre mujorin e parë,” tha Hako.

Po ashtu, Aldo Hako sugjeroi që e mira do të ishte që shteti të jepte buxhete për arsimin më shumë sesa për të ndihmuar biznesin. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!