Nën-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Enves Hoxhaj, komentoi edhe rolin e Shqipërisë në lidhje me Kosovën.
Ai tha se iniciativa e kryeministrit, Edi Rama për ta rikthyer raportin e Dick Marty-t përmes një rezolute të re në Këshillin e Evropës është gjëja me jetike për Kosovën.
“Mendoj iniciativa e kryeministrit Rama për ta rikthyer raportin të Dick Marty-t përmes një rezolute të re në Këshillin e Evropës, është gjëja me jetike për Kosovën se çfarë mund të Shqipëria si shtet anëtar i Këshillit të Evropës.
Për më shumë qytetarët në Kosovës, në atë kohë kur kemi votuar themelimin e gjykatës speciale, argumenti kryesor kanë qenë pretendimet e Dick Marty-t.
Ajo që po shohim këto ditë, është që askund nuk përmendet trafikimi i organeve. Mendoj që sa është një çështje e rëndësishme politike ,por ka të bëjë edhe kredibilitetin e Këshillit të Evropës.
Një rezolutë e i tillë do të ishte jetike të miratohet në Këshillin e Evropës, por më me rëndësi është të ketë një debat të plotë” tha Hoxhaj.
Në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, ku në raundin e dytë Jakov Milatoviç mposhti bindshëm Milo Gjukanoviç, Hoxhaj tha se zgjedhja e politikanit të ri është një shqetësim për Kosovën, për shkak të asaj që ai ka shprehur në lidhje me Serbinë dhe raportet që do të krijojë me të.
Në fund ai shtoi se duke parë këtë situatë, Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë të qarta se si do të ballafaqohen me këtë politikë.
“Padyshim që zgjedhja e tij është një shqetësim për Kosovën. Pasi Mali i Zi nën udhëheqjen e Gjukanovic ka qenë partner i shqiptarëve.
Sa kam parë këto ditë të fundit, shoh që presidenti i ri është i kujdesshëm me atë se cfarë thotë për politikën rajonale dhe orientimin euro-atlantik, por bashkëpunimi nuk do të jetë ai që kanë qenë deri më tani. Do të shihet si veprohet, por padyshim që është një rikthim i Serbisë në Ballkan.
Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë të qartë se si do të ballafaqohen më këtë politikë”, përfundoi ai.r.t/abcnews.al