Gropa, trotuare të dëmtuara dhe mungesë ndricçimi. Kjo është gjëndja rrugëve në lagjjen nr.7 në Durrës. 10 mijë banorë hasin çdo ditë vështirësi teksa kalojnë në këtë rrugë. Investimi i fundit nga bashkia sipas banorëve është bërë vite më parë.
“Na dëmtohen mjetet. Ka gjithçka që nuk shkon”, shprehet një banor. Siç duket dhe nga pamjet rruga nuk mirëmbahet dhe po degradon dita ditës. Gropat e thella në ditë shiu pengojnë lëvizjet e këmbësorëve dhe automjeteve të vogla.
“Thonë do vij do vije dhe asgjë”. Banorët kanë frikë të lëvizin natën.
“Janë djegur të gjithë poçat”, thotë një tjetër banor.
Të gjithë ankohen për këtë gjendje: Shoferët thonë se për shkak të rrugës së keqe, makinat po iu shktarrohen. Per mungesen e investimeve, bashkia justifikohet me faktin se te gjitha institucionet ne varesi te saj jane perqendruar tek procesi i rindertimit. Por qytetaret paguajne taska dhe nuk marin asnje sherbim.
Per ABC, bashkia e Durresit tha se disa rruge te lagjes 7 dhe 8 do te rikonstruktohen shume shpejt, ndersa banoret shpresojne qe te mos jete nje premtim elektoral si shume te tjere.