Informaliteti i lartë në ekonomi pengon investimet, Dhoma Amerikane e Tregtisë: Shqetësim ndarja e bizneseve

schedule15:30 - 3 Mars, 2020

schedule 15:30 - 3 Mars, 2020

Qeveria duhet të marë masa për të përmirësuar klimën e të bërit biznes. Presidenti i dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço bëri apel që të mos bëhen ndryshime të shpeshta të proçedurave tatimore. Sipas kreut të Dhomës Amerikane për të thither investitorë duhet të ndërtohen politika tatimore konkurente rajonale.

“Ka ardhur koha që Shqipëria duhet të ketë politika tatimore afatgjata. Një nga problemet kryesore që kemi parë kanë qenë ndryshimet frekuente të kodit tatimor. Mendojmë që politikat tatimore duhet të jenë të rralla”, u shpreh ai.

Kryetarja e Komitetit te Taksave në Dhomën Amerikane, Alketa Uruçi ngriti si shqetësim vonesën në rimbursimin e TVSH-së, ndërsa theksoi se ndarja e biznesit me fasha ka ndikuar në rritjen e evazionit në vend.

“Përsëri rimbursimi i TVSH-së që vazhdon si problematikë që në nga vitet e mëparshme. Sipas të dhënavë të administratës tatimore rimbursimi është përmirësuar me ritme të ndjeshme, por ende nuk është arritur respektimi i afateve ligjore 30 ditë nga kërkesa për rimbursim”, u shpreh Uruçi.

Drejtorja e Tatimeve Delina Ibrahimaj premtoi se synim mbetet  krijimi i politikave tatimore afatgjata dhe të pandryshueshme.

 “Në kuadër të rritjes së eficenses jemi duke ristrukrturuar administratën tatimore për të bërë një monitorim më të mirë të deklarimeve tatimore”, th Ibrahimaj.

Shqipëria po vuan për thithjen e investimeve të huaja ndërsa aktualisht janë në përfundim dy prej projekteve madhore të investimeve  siç janë TAP dhe Hecet mbi Devoll që pritet të ndikojnë direkt në rritjen ekonomike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!