Një infermiere në Shtetet e Bashkuara ka bërë gjestin prekës për të mbrojtur të atin e saj nga infektimi me Covid-19.
Duke qenë se ishte çdo ditë në frontin e parë të luftës dhe masat mbrojtëse nuk ishin aq të forta, infermierja ishte tepër e rrezikuar për t’u infektuar.
Kështu, ajo do t’i rrezikonte jetën edhe babait të saj. Për këtë arsye, Maria ka marrë vendimin që i ka prekur të gjithë.
Ajo ka vendosur të heqë dorë nga profesioni i saj për të mos rrezikuar më tepër jetën e të atit.
Maria shpjegoi se asaj i duhej të përdorte një maskë për të gjitha turnet, por ajo e dinte shumë mirë që maska ishte e vlefshme vetëm 4 orë.
“Tani unë e di se ato maska zgjasin vetëm për katër orë.
Më duhej të kujtoja se unë kujdesem edhe për babanë tim, dhe babai im është një nga njerëzit shumë delikat që mund të infektohet kollaj dhe thjesht nuk u ndjeva rehat duke vazhduar turnin duke e ditur çfarë masash mbrojtëse më ofruan.
Kam qarë për rreth dy orë në makinën time, ndjeva se vendimi ishte kundër gjithçkaje në të cilën besoj. Kur hyra në këtë fushë duhej të ndihmoja njerëzit dhe të jepja më të mirën. Fakti që më është dashur të largohem, shkon kundër gjithçkaje që kaloj, por e dija se duhej ta bëja sepse nuk dua të jem përgjegjëse për infektimin e babait tim”- u shpreh infermierja./abcnews.al