Infermieri: Që mos t’ju pengojmë trafikun ambulancave, Shqipëria duhet të mbyllet

schedule23:54 - 26 Shkurt, 2021

schedule 23:54 - 26 Shkurt, 2021

Mjekët dhe infermierët janë të ndarë nëse Shqipëria duhet të izolohet. Korab Gjana një nga infermierët e spitalit Infektiv, thotë se vendi duhet të izolohet, që mos t’ju pengojmë trafikun ambulancave.

Që mos t’ju pengojmë trafikun ambulancave, duhet që Shqipëria të shkoj në Lockdown! Shpëto jetë duke menduar si qytetar! Duaje atdheun si kurrë më parë” shkruan ai.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi dje që masat kufizuese për parandalimin e pandemisë së COVID-19 të mbeten të pandryshuara, por sot Silva Bino foli për një ashpërsim të masave me një vendim të ri që pritet të njoftohet ditën e hënë pas vlerësimit të situatës përgjatë fundjavës (lexo ketu tre skenaret). /db/Abcnews.al